Politika e Kthimit dhe Rimbursimit
Te Arta Comm, synojmë gjithmonë të ofrojmë produkte cilësore dhe një përvojë të kënaqshme për klientët tanë. Nëse nuk jeni të kënaqur me porosinë tuaj, mund të kërkoni kthim ose zëvendësim sipas kushteve të mëposhtme:
Kthimi i Produkteve
- Kthimi është i mundur brenda 24H nga data e pranimit të porosisë.
- Kthimi i produkteve lejohet vetëm në rastet kur paketa nuk është hapur dhe produkti nuk është përdorur.
- Kthimi mund të bëhet nëse klienti ka porositur gabimisht ngjyrën ose dimensionet.
- Pasi porosia të hapet, nuk mund të pranojmë kthimin e produktit.
- Kthimi duhet të shoqërohet me faturën ose konfirmimin e porosisë.
Produkte me defekt apo të dëmtuara gjatë transportit
Patjetër që bëjmë ndërrimin e produkteve me defekt ose të dëmtuara, por klienti ka kohë 24H ta hap dhe ta inspektoj produktin fizikisht. Pas këtij afati, nuk mund të garantojmë zëvendësim.
Rimbursimi
- Rimbursimi bëhet vetëm nëse produkti ka defekt nga prodhimi ose është dërguar produkti i gabuar.
- Rimbursimi bëhet fizikisht me CASH tek arka e dyqanit.
Si të vazhdoni me kthimin?
Na kontaktoni në: info@arta-ks.com ose në numrin kontaktues: +383 44 632 888
Ekipi ynë do t’ju udhëzojë për hapat e mëtejshëm.
